Cili konsiderohet si rezultat i mire ne TOEFL

22/11/2015 15:47

Shume studente ma kane bere kete pyetje...

Nese duhet te jepni TOEFL IBT si pjese e aplikimit tuaj per pranim ne nje universitet jashte vendit, me shume mundesi po pyesni veten “Nga ta di nese piket ne TOEFL jane te mjaftueshme qe te pranohem ne universitetin qe dua?”

Pergjigja? Varet. Rezultat i mire ne TOEFL quhet ai rezultat qe perputhet ose kalon piket qe kerkohen nga universiteti perkates. Cdo universitet kerkon pike te ndryshme per secilin program universitar. Para se gjithash ju duhet te gjeni se cili eshte rezultati qe kerkohet nga universiteti ku do te aplikoni. Pas kesaj duhet te kryeni nje testim paraprak te nivelit tuaj te anglishtes pasi kjo eshte e rendesishme per te planifikuar pergatitjen per TOEFL IBT dhe per te vendosur objektivin tuaj per piket maksimale qe doni te arrini.

Sekreti qendron tek piket minimale

Gjeni piket minimale qe kerkohen nga universiteti ku do te aplikoni. Nese universiteti thote qe kerkohen minimalisht 90 pike, nuk keni nevoje per 110 pike. Disa universitete kerkojne pike minimale specifike per programe te ndryshme ndersa te tjera thjesht rekomandojne piket bazuar ne mestaren e pikeve te studenteve qe kane pranuar gjate viteve te ndryshme.

Piket e TOEFL IBT

TOEFL IBT eshte i perbere nga 4 seksione: lexim, degjim, te folur dhe shkrim. Cdo seksion ka maksimumi 30 pike, qe do te thote piket totale jane 120.

TOEFL IBT eshte testim i standartizuar, qe do te thote ETS perdor llogaritje (sekrete) dhe te nderlikuara per te nxjerre piket tuaja. 

Ju mirepresim ne qendren tone per filluar kursin pergatitor.